PREMIUM FEATURE
Advanced Search Filters
Filter search results by source, date, and more with our premium search tools.
" "Irony is the glory of slaves.
Czesław Miłosz (30 June 1911 – 14 August 2004) was a Polish poet and essayist, awarded the Nobel Prize in Literature in 1980.
Biography information from Wikiquote
Filter search results by source, date, and more with our premium search tools.
Related quotes. More quotes will automatically load as you scroll down, or you can use the load more buttons.
Filter search results by source, date, and more with our premium search tools.
Unë nuk jam ithtar i një arti tepër subjektiv. Poezia ime ka qenë për mua një mjet për të zotëruar vetveten. Ajo më jepte mundësinë të shikoja ku kalonte vija matanë së cilës falsiteti i tonit dëshmon falsitetin e qëndrimit dhe të bëja të gjitha përpjekjet për të mos e shkelur. Përvoja e viteve të luftës më mësoi se nuk është e udhës ta marrësh penën me qëllimin e vetëm për t’u komunikuar të tjerëve hidhërimin vetjak dhe sfilitjen e brendshme – sepse kjo është një lëndë e dobët, përftimi i së cilës kërkon aq pak mund sa që ky akt nuk të jep të drejtën e respektimit të vetvetes. Kushdo që ka parë të bëhet hi një qytet me një milion banorë dhe kilometra të tëra rrugësh të tij pa asnjë gjurmë jete, madje as edhe një mace, as edhe një qen pa zot, i kujton me ironi përshkrimet prej poetëve bashkëkohorë të ferrit të qyteteve të mëdha - në të vërtetë ferri i shpirtit të tyre. Wasteland i vërtetë është shumë më i tmerrshëm se ai imagjinari. Kush nuk ka jetuar mes tmerreve të luftës e të terrorit nuk e di sa e egër është revolta kundër vetvetes e atij që i ka parë ose ka marrë pjesë në to - ajo revoltë kundër moskokëçarjes dhe egoizmit të vet. Rrënimi dhe vuajtjet janë një shkollë ku farkëtohet sensi shoqëror,